Dorëzohet propozim akuza kundër Nik Gjeloshaj 

Prokuroria themelore e shtetit në Podgoricë, ia ka dorëzuar Gjyqit themelor në Podgoricë, propozim akuzën kundër kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për veprën penale të nxitjes në rezistencë si dhe kundër ushtruesit të detyrës të shefit të policisë komunale të Komunës së Tuzit, Rexhep Çunmulaj dhe kundër policit të policisë komunale E.M.

për vepër penale të ftesës në rezistencë përmes ndihmesës, me rastin e ngjarjeve në Tuz, me 24 dhe 25 shkurt të këtij viti.

“Gjeloshaj, akuzohet se i ka ftuar të tjerët në rezistencë dhe mosrespektim të vendimit ligjor të organit shtetëror dhe kundër personit zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare dhe si pasojë ka ndodhur mosrealilzimi i vendimit ligjor të organit shtetëror, sepse me 24 shkurt, Gjeloshaj, ka organizuar takim me hotelijerët nga Tuzi duke i ftuar ata që në kundërshtim me urdhëresën e Ministrisë së shëndetësisë, me të cilën caktohet ndalimi i punës të objekteve hotelierike me qëllim të pengimit të përhapjes dhe transmetimit të korona virusit të ri, ti hapin objektet e veta, gjë që hotelierët edhe e kanë bërë”, është kumtuar nga prokuroria themelore e shtetit në Podgoricë.

“Prokuroria themelore e shtetit në Podgoricë në bashkëpunim me drejtorinë e policisë – Qendra e sigurisë në Podgoricë, ka propozuar ndjekjen penale edhe për 16 hotelier nga Tuzi, të cilët me hapjen e objekteve të veta hotelierike kanë shkelur urdhëresat e Ministrisë së shëndetësisë kështu që deri tani, Gjyqit themelor, në Podgoricë, i janë dorëzuar propozim akuzat kundër 10 personave, për vepër penale të  mosrespektimit të masave shëndetësore për pengimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, kurse kundër 6 individëve procesi është në vazhdim”, thuhet në kumtesë.