Abazoviq në Guci: Të shfrytëzohen fondet e BE-së, për rregullimin e Krojeve të Ali Pashës në Vuthaj

Zëvëndëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, vizitoi sot komunën e Plavës dhe atë të Gucisë.

Gjatë vizitës në Guci, Abazoviq bisedoi me kryetaren e komunës, Anella Çekiq si dhe me kryetarin e Kuvendit të Gucisë, i cili vjen nga radhët e subjekteve politike shqiptare (LDSH), Bujar Hasangjekaj.

Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit theksuan se komuna e Gucisë ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit, kështu që infrastruktura më e mirë e cila lidhë pjeset tjera të Malit të Zi, kësaj krahinë do ti sjellë ndryshime për të mirë.

Në këtë drejtim Abazoviq theksoi rëndësinë e përfundimit të pikës kufitare në Cem të Trieshit, e cila do të shkurtoi distancën rrugore nga Gucia deri në Podgoricë për vetëm 70 km.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për mundësinë e shfrytëzimit të Fondit të gjelbër të BE-së, për rregullimin e Krojeve të Ali Pashë Gucisë në Vuthaj, si një ndër vendet më të njohura në Guci.

Malesia.org