Ekspozita kolektive “Dorëshkrimet artistike të grave” në Tuz

Qendra per kulture e pakicave CEKUM nga Podgorica në bashkëpunim me QKI “Malësia” Tuz organizojnë ekspozitën kolektive me titullin “Dorëshkrimet artistike të grave”. Në ekspozitë do të marrin pjesë piktoret akademike: Seida Belegu, Sabaheta Masliçiq, Vahide Nimanbegu, Tanja Nikoliq, Mersiha Mavriq, Majda Muçiq, Brigita Antoni, Sellma Gjeçeviq, Rina Kokotoviq dhe Emina Adroviq. Ekspozitën do ta hapi kryetari i komunës së Tuzit z.Nik Gjeloshaj.

E enjte, me 22.04.2021 me fillim në ora 12 në QKI “Malësia” në Tuz.

Ekspozita organizohet duke respektuar masat mbrojtëse nga pandemia.

Jeni të mirëseardhur.