Deçiqi fitoi sot kundër Zetës në stadiumin e Tuzit me rezultat 3:1.
Golin e parë për ekipin tonë e shënoi Danilo Pesukic, me asistimin e Ilir Camaj, në minutën e 3-të, të pjesës së parë.
Ndërkaq, vetëm 6 minuta më vonë rezultatin e dyfishoi Ilir Camaj për 2:0.
Deri në fund të pjesës së parë, lojtarët tonë të Deçiqit treguan një lojë shumë të mirë dhe dominuese, ndërkaq Kristjan Vulaj, Ilir Camaj dhe Mario Gjolaj patën disa mundësi tjera për të shënuar.
Në pjesën e dytë futbollistët e Zetës shënuan golin e vet në minutën 60-të, për 2:1.
Për 3:1 në minutën e 93-të për Deçiqin shënoi Markovic.
Kjo është gjiroja e 31-të e Ligës së parë të Malt të Zi, ndërkaq Deçiqi gjendet në vendin e dytë. /MALESIA.ORG/