Gjeloshaj: Nënshkruam kontratën për ndërtimin e qendrës trektare në Tuz, ku do hapën afro 100 vende pune

Sot u nënshkrua kontrata për ndërtimin e një qendre trektare në Tuz, ku do hapën afro 100 vende pune, ka njoftuar Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Lexo njoftimin:

Të nderuar miq,

Ashtu siç kam paralajmëruar, investimet në komunën e Tuzit do të fillojnë shumë shpejt. Andaj kam kënaqësinë të ju njoftoi se një kompani prestigjioze nga regjioni sot ka nënshkruar kontratën për qiramarrjen e tokës në periudhën kohore prej 20 vitesh.

Kompania në fjalë do të ndërtojë një qendër tregtare moderne, me investim shumë milionësh, ku do hapën afro 100 vende të reja pune!

Unë me krejt stafin, një kohë të gjatë kemi punuar për të bindur investitorin në fjalë që të investoj në komunën tonë!

Ne, në kontinuitet jemi duke komunikuar me biznesmen tjerë potencial nga vendi dhe regjioni për investime në komunën tonë. Jemi të sigurt që investimet në sektorin privat dhe hapja e vendeve të reja të punës do të vazhdojnë edhe në të ardhmën, sepse ky është edhe një nga strategjitë tona të zhvillimit ekonomik të Malësisë.

Malësia po ndryshon!

Nik Gjeloshaj,

Kryetar i komunës së Tuzit