Deçiqi shkruan histori, kualifikohet në finalen e Kupës

Deçiqi sonte ka shkruar histori duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e Kupës së Malit të Zi, në 95 vite të ekzistencës së klubit.

Djemtë tonë në gjysmëfinale fituan Iskren e Danillovradit me rezultat 1-0. Golin e shënoi Pesukic në minutën e 51-të.

Në finale KF Deçiqi do të luaj kundër FK Buducnost më 1 qershor.
/MALESIA.ORG/