Në sajë të rrethanave të reja shoqërore në pluralizëm në vendete ish kampit socialist në Europën Juglindore është përshtypje e përgjithshme se arsimi ka humbur vlerën që e kishte më herëtsepse nga profesioni si mision tash me ndonjë përjashtimlirisht mund të cilësohet si profesion i rastit, me pasoja tëmëdha shoqërore. Në këtë aspekt përjashtim nuk bëjnë as shqiptarët në Mal të Zi të cilët në shkollat më mësim në gjuhënshqipe mësojnë me programe dhe tekste mësimore tëimponuara që janë kundër barazisë arsimore e kombëtare tëshqiptarëve në këtë mjedis sipas standardëve ndërkombëtare
Nga Nail Draga
Nëse më herët kemi pasur rast të dëgjojmë për krizatekonomike, e më pas edhe ate politike në pluralizëm vite me radhë është e pranishme kriza morale. Kemi të bëjmë më njëkrizë të veçantë e cila në pluralizëm është paraqitur me shpejtësi, sepse kanë rënë maskat e kohës së monizmit, që ishtedukuri e imponuar shoqërore.
Në këtë përmasë nuk është evituar as arsimi, sepse të gjithë jemidëshmitarë së autoriteti i mësimdhënësit ka rënë në nivelin më tëulët shoqëror. Duke marrë parasysh se në kaluarën në arsim janëdrejtuar nxënës dhe student të dalluar në pluralizëm me ndonjëpërjashtim të rastit janë orientuar studentët më të dobët. Po ashtuduhet cekur së kësaj dukuri I ka ndihmuar edhe politizimi ishkollave që ka marrë përmasa shqetësuese si me rastin e punësimit të mësimdhënësve por edhe në zgjedhjen e drejtoravetë shkollave duke vendosur kuadrat partiake pa marrë parasyshvlerat profesionale dhe autoritetin shoqëror në mjedisin përkatës.
Indiferentizmi si shprehi
Në rrethana të tilla shoqërore, me përjashtim të rastëve në këtëaspekt mësimdhënësit nuk kanë treguar ndonjë disponim apoangazhim konkret por në heshtje kanë vazhduar të realizojnëprogramet mësimore. Kemi të bëjmë pikërisht me programemësimore e tekste shkollore të imponuara, ku në hartimin e tyrenuk kanë marrë pjesë mësimdhënësit, me vërejtjet dhesygjerimet e tyre, aq më tepër kur kemi të bëjmë me teksteshkollore të përkthyera në gjuhën shqipe. Në këtë aspekt në sajëtë rrethanave shoqërore të arsimtarët të cilët janë aktiv nëprocesin mësimor ende vazhdon indiferentizmi si shprehi ngakoha e monizmit, përkatësisht i mentaliteti i të nënshtruarit.
Pikërisht, nga një situatë e tillë deri më tash nuk kemi pasur rasttë dëgjojmë apo të lexojmë ndonjë reagim, në këtë drejtim siindividë apo të aktivit profesional, për të njohtuar opinionin e gjerë e sidomos prindërit e nxënësve të cilëve iu mbajnë mësim. Sepse mësimdhënësi bashkëkohor përveç se realizon programinmësimor, ai duhet të jetë edhe kërkues, duke mos qenë monoton, duke ofruar përmbajtje motivuese dhe inspiruese për nxënësit.
Në këtë aspekt mësmidhënësi të nxënësi duhet të zhvillojëqasjen kritike duke nxitur kulturën e debatit për çështjetpërkatëse. Vetëm në këtë formë të zhvillimit të mësimit do tëtrajtoheshin edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me çështjen e identitetit kombëtar të nxënësve që iu është mohuar ngaprogrami mësimor.
Vetëm me një organizim me kuadra të dëshmuara, si stafpedagogjik dhe personel arsimor aktiv në procesin mësimor me përgatitje shkollore, jo vetëm si profesion të rastit, por si misionjetësor mund të arrihen objektiva pedagogjike në mjedisinpërkatës.
Nuk ka dilemë se arsimi mbetën baza e një shoqërie, ndërsa e kundërta do sjell pasoja, ku në veçanti rrezikohet identitetikombëtar tek popujt e ndarë në mjediset multinacionale, ku as shqiptarët në Mal të Zi nuk janë përjashtim.
Mos angazhimi i partive politike shqiptare
Ne këtë drejtim në pluralizëm me të drejtë është pritur angazhimkonkret nga partitë politike të shqiptarëve të cilët kanë qenëpjesë e pushtetit qendror për dy dekada, por fatkeqësisht përveçndonjë deklaratë të rastit konkretisht nuk kanë treguarinteresimin e duhur andaj ka munguar rezultati konkret. Konkretisht mendoj se kanë pasur mundësi të angazhohen për tëarritur bashkëpunim me ministritë analoge në Shqipëri e Kosovë, në lidhje për nënshkrimin përkatësisht memorandumine marrëveshjes me ministrinë e arsimit në Mal të Zi, por, kamunguar angazhimi konkret në këtë drejtim, që nuk mund tëarsyetohet më asgjë.
Nuk ka dilemë së një marrëveshje e tillë do të kishte qenë nëfavor të arsimit në gjuhën shqipe dhe mbrojtjës së identitetit tëshqiptarëve në këtë mjedis, sipas standardëve ndërkombëtare, për të eliminuar pabarazinë arsimore edhe në pluralizëm.
Me heshtje nuk ndryshohet gjendja
Nuk ka dilemë se nëse do të vazhdojmë të jemi të heshtur apostatist vetëm për qëllime personale gjendja në fushën e arsimitnuk do të ndryshojë, andaj e vetmja mundësi është angazhimi i kuadrave të dëshmuara në nivel kombëtar, enkas për çështjeprogramore dhe tekste shkollore të lëndët e identitetit kombëtar.
Ndonëse pritshmëritë kanë qenë të mëdha për fat të keq edhe pas tridhjetë viteve në pluralizëm sistemi arsimor nuk ofron barazi për të gjithë qytetarët në arsim-edukim e identitet kombëtar. Rasti i shqiptarëve në Mal të Zi paraqet diskriminim praktik, sepse lëndët e identitetit kombëtar siç janë historia e kulturamuzikore, janë me tekste mësimore të autorëve sllav dhe tëpërkthyera në gjuhën shqipe, dhe sit ë tilla janë të pa pranueshme dhe të dëmshme për nxënësit shqiptarë. Andaj ështëobligim jo vetëm i mësimdhënësve të cilët marrin pjesë aktivenë procesin mësimor të reagojnë dhe të angazhohen për tëndryshuar gjendjen egzistuese.
Çdo angazhim në këtë aspekt duke u bazuar në ligje, kushtetutëe standardët ndërkombëtare është obligim moral dhe kombëtar.Vetëm në këtë mënyrë mund të eliminohet diskriminimi arsimor,duke dëshmuar profesionalizëm dhe guxim, sepse punët tonanuk na i kryejnë të tjerët!
(Maj 2021)