Në Tuz, bëhet promovimi i veprës së autorit Ibrahim Berjashi “Sirena e Liqenit”

Më 7 maj 2021, në hapësirat e IPSHF “Mahmut Lekiq” në Tuz,komuna e Tuzit, në bashkëpunim me IPSHF “Mahmut Lekiq”, organizoi promovimin e veprës së autorit Ibrahim Berjashi “Sirena e Liqenit”.

Të pranishmit i përshëndeti drejtori i IPSHF “Mahmut Lekiq”,Luigj Dedvukaj, si dhe sekretarja e sekretariatit të vetëqeverisjes lokale, Marina Ujkaj.

Pjesë të shkëputura nga libri “Sirena e Ulqinit”, të autorit Ibrahim Berjashi, i lexuan nxënësit Angjella Dukaj e Jozef Gegaj të shoqëruar me piano nga nxënësja Gabriella Gojçaj, ndërsa në piano interpretojë “L-egyptienne dhe Etita”, edhe nxënësja Viktoria Dedvukaj.

Vështrim për veprën letrare “Sirena e Liqenit”, bëri profesori i gjuhës shqipe Rrok Dushaj.

Të pranishmit gjithashtu i përshëndeti përfaqësuesi i Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore dhe redaktori i librit “Sirena e Liqenit”, Dimitrov Popoviq në vend të autorit.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin mysafirë, Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, përfaqësuesja e Ambasades së Shqipërisë në Mal të Zi, Ermira Braho, drejtori i Entit të teksteve mësimore Pavlle Goranoviq, përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit, Rrok Gjolaj, si dhe përfaqësues të komunës së Tuzit.

Malesia. org