Ish Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani vizitoi Shtëpinë Muze të Dedë Gjo Lulit

Sot, në Bardhaj-Hot, ish Presidenti i Shqipërisë, z.Bujar Nishani vizitoi Shtëpinë Muze të Dedë Gjo Lulit.

Ai ishte i shoqëruar nga ish deputeti, profesor Gjokë Uldedaj dhe bashkëshortet e tyre.
Nishani u prit nga familiarët e heroit tonë, pastaj nga lideri i LDSH-së, Nikollë Camaj, profesor Lulash Palushaj, kryetari i Bashkësisë Lokale të Traboinit, Ilir Gojçaj, si dhe kolektivi e nxënësit e SHF “Bashkimi” nga Hoti. Prezent ishtin edhe Pater Pashko Gojçaj, Kustod i Provincës Françeskane Shqiptare dhe Pater Mirashi.
Anëtarë të SHKA Hoti, ekzekutuan disa pika muzikore.
Për nder të mysafirve, familja e Kolë Marash Dokës shtroi një drekë të begatshme.
Malesia.Org