Teatri “Migjeni”, sjellë në Tuz shfaqjen “Kush e hëngri mjaltin?”

Nën organizimin e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale të Komunës së Tuzit, Teatri “Migjeni”, nga Shkodra, shfaqi sot në QKI “Malësia”-Tuz, shfaqjen “Kush e hëngri mjaltin?” të autorit Xhahid Bushati.

Teatri “Migjeni” nën regjinë e Merita Smajës, solli në skenë historinë e një arushi, i cili duke pritur nënën që ka shkuar në pyll, i mbetur vetëm në shtëpi dikton poçin me mjaltë ku rrinte i fshehur dhe e han tërësisht. Edhe kur personazhet e tjerë vijnë për t’i kërkuar pak mjaltë ai gënjen. Më pas gënjen edhe mamin e vet. Në ballafaqim me pasqyrën zbulohet e vërteta. Premton se nuk do të gënjej më.

Shfaqja do të jepet edhe mbas ditet në orën 18:00, në lokacionet e QKI “Malësia”-Tuz.

Malesia.Org