Diaspora Michigan – Darka tradicionale “Së bashku ta ndihmojmë Malësinë”

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” nga Michigan-i do të organizojnë mbrëmjen tradicionale fond-mbledhëse që do të shkojnë donacione në Malësi.

Lexoni njoftimin e plotë:

Shoqata Atdhetare Malesia e Madhe Michigan lajmeron komunitetin tone shqipetare, donatoret, dashamiret dhe mbeshtetesit e shoqates sone se me daten 30 Maj 2021 në ora 7 te mbramjes ne Qendren Kulturore pran kishës së “Shen Palit”ne Rochester Hills, do të organizojne darken Tradicionale me moton “SE BASHKU TA NDIHMOJM MALESIN”..

Qellimi I kesaj mbramje eshte grumbullimi I fondeve per nevoja te ndryshme ne Malesi.

Me ndihmen tuaj gjate 19 viteve te fundit kemi ndihmuar Malesine me afro 2 milion dollare.

Kemi ndihmua familjet me te ardhura te uleta ekonomike,persona te semure dhe te pa afte per pune, studentet e dalluar qe nuke kane mundesi ekonomike per shkollim, si dhe kemi perkrahur aktivitetet e ndryshme kulturo-historike ne Malesi e me gjere.

Nevojat e Malesise kesaj here jane me akute se asniher me par si rezultat i pandemise qe ka prekur gjithe boten prandaj prezenca dhe kontributi juaj eshte shume i mirepritur.

Kjo darke do te shtrohet falas

Pjesmarrja juaje e nderon dhe e ndihmone qellimin e kesaj mbramje, qe te gjithe se bashku te kontribojm dhe te rrisime fonde dhe ndihma per ata qe kane nevoje per ne. 

Per ata qe per arsye te ndryshme nuke mund te marrin pjes ne kete mbramje,kontributet e veta munde ti dergojn ne posten e shoqates, ose anetareve te kryesis se shoqates..

Adressa e shoqates eshte:

Malesia e Madhe 49920 van dyke Shelby Twp Mi 48317

Ose kontaktoni ne keta telefona:
kryetarin;
Nrekë Gjolaj 248-310-7442
arkataret;
Pashko Gjokaj: 586-530-0373
Gjergj Vulaj: 248-730-1441

Ju mirepresim ne ket aktivitet te Shoqates Malesia e Madhe-Michigen.

Me nderime,
Shoqata Malesia e Madhe- Michigan