Garë për nxënësit e talentuar në Artin Figurativ

Më 24 maj 2021, në Tuz, nxënësit e shkollave fillore në territorin e komunës së Tuzit, nën organizimin e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale të komunës së Tuzit, filluan garën për zbulimin e talenteve të rinj në pikturë, të titulluar “Koloriti i vendit tonë”.

Aktiviteti do të zgjasë 4 ditë dhe do të zhvillohet nëpër hapësira të ndryshme publike të komunës së Tuzit.

Ky aktivitet ka për qëllim edukimin dhe nxitjen e talenteve të reja të pikturës, si dhe promovimin e bukurive natyrore të komunës së Tuzit.

Në përmbyllje të këtij aktivitetit, do të bëhet edhe ekspozita e punimeve në të cilën, pikturat më të mira do të shpërblehen.

Malesia.Org