Sot në Ulqin, nën organizimin e Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” u mbajt Sesionin shkencor “Shqiptarët në Malin e Zi gjatë tri dekadave të fundit (1990-2020)”.
Gjatë këtij Sesioni u trajtuan problemet dhe dukuritë në fushën e gjuhës shqipe dhe përdorimit të saj, letërsisë që krijohet nga shqiptarët në Mal të Zi, historisë, demografisë, politikës, ekonomisë, kulturës, turizmit, diasporës, medias etj.
Në sesion morën pjesë 15 studiues nga Mali i Zi dhe Shqipëria, ndërsa artikujt e lexuar do të botohen në një përmbledhje të posaçme.
Malesia.Org