Gara për pikturën më të mirë të piktorëve të rinj nga Malësia përfundoi sot.
Ky aktivitet ishte organizuar nga Komuna e Tuzit, gjegjësisht Sekretariati i vetëqeverisjes lokale-Sektori për kulturë dhe sport.
Aktiviteti është organizuar, disa ditë me radhë, nëpër hapësira publike të ndryshme në Malësi dhe ishte i dedikuar zbulimit të talentëve të rinj me temën ‘’Koloriti i vendit tonë’’.
Ky aktivitet, ka për qëllim jo vetëm inkurajimin e nxënësve në art por edhe për të theksuar dashurinë ndaj vendit, ku synimi i kësaj iniciative është vlerësimi, mbështetja, dhe ekspozimi i punimeve të nxënësve të cilët kanë prirje dhe interesim ne fushën e vizatimit/pikturimit.
Nxënësit, e shkollave fillore. treguan kreativitetin e tyre në Art Figurativ ku dëshmuan që kanë talent të jashtëzakonshëm në këtë fushë.
Pikturat e punuara nga nxënësit tonë, do të vlerësohen nga piktorë profesionist.
Në këtë mënyrë do të bëhet përcaktimi i punimeve më të suksesshme dhe më me vlerë që meritojnë çmim, më 1 qershor në Ditën Ndërkombëtare të fëmijëve.
Malesia.Org
