Kurdoherë që dikush i pyet banorët e këtyre zonave, se kur do të fillojnë punimet e kësaj pjese të rrugës, ata shpresojnë, e shprehen se, “punimet do të fillojnë nga fillimi i javës së ardhshme”. Kështu u është ngulitur në kokë, ngaqë jo pak herë kanë marrë të tilla premtime nga dikasteret përkatëse të Komunës së Tuzit dhe nga zyrtarët e saj.
Shkruan: Shtjefën Ujkaj
Rruga që të çon drejt bajrakut të Trieshit, nga kilometri i shtatë, e deri në bjeshkën e Koritës ende mbetet e papërfunduar. Nga fshati Delaj-Poprat-Koritë, rruga është copë-copë, e prishur dhe e shkatërruar, është në gjendje skandaloze. Ky fakt bënë që udhëtarët, e sidomos banorët e këtyre zonave të funksionojnë me vështirësi.
Premtimet për këtë rrugë kanë qenë dhe janë të shumta, të përsëritshme e tani u bënë edhe të mërzitshme, ngaqë mbetën vetëm fjalë boshe.
Ky aks rrugor është më se i nevojshëm. Banorët janë dita-ditës duke shkatërruar auromjetet e tyre, që me shumë mund e saktrifica ia kanë mundesur vetës.
Por jo vetëm banorët e kësaj zone, por as për kalimtarët e rastit kjo nuk është një pasqyrë e bukur. Me këtë rrugë tregohet qartë se banorët që jetojnë nëpër këto fshatra janë të lënë pas dore.
Kurdoherë që dikush i merr në pyetje banorët e këtyre zonave, se kur do të fillojnë punimet e kësaj pjese të rrugës, ata shpresojnë e shprehen se, “punimet do të fillojnë nga fillimi i javës së ardhshme”, kështu u është ngulitur në kokë, ngaqë jo pak herë kanë marrë të tilla premtime nga dikasteret përkatëse të Komunës së Tuzit dhe nga zyrtarët e saj. E nuk kanë qenë të pakta as ato, kur këta të fundit janë shprehur se dimri, bora apo shiu janë pengesë për punime në këtë aks rrugor.
Duke qenë se jemi në prag të muajit qershor, çfarë është tani duke e penguar fillimin e punimeve në këtë aks rrugor?
Mos vallë bora është akoma pengesë? Pra, as kjo nuk është një arsye, ngaqë vendi ka lulëzuar dhe lulet e pranverës janë goxha të lezetshme në atë vend.
Banorët janë tepër të revoltuar, tani çdo javë u bëhet vit, ngaqë atyre u duhet edhe t’i kufizojnë udhëtimet për shkak të rrugës tepër të dobët, rrugë e cila të kthen të jetosh si në një shekull më të hershëm.
Ky aks rrugor është më se i nevojshëm. Banorët janë dita-ditës duke shkatërruar automjetet e tyre, që me shumë mund e sakrifica ia kanë mundësuar vetës.
Por jo vetëm për banorët e kësaj zone, por edhe për kalimtarët e rastit, kjo nuk është një pasqyrë e bukur. Me këtë rrugë tregohet qartë se banorët që jetojnë nëpër këto fshatra janë të lënë pas dore.