Në Tuz, shënohet 1 Qershori Dita ndërkombëtare e fëmijëve

 

1 Qershori është Dita Ndërkombetare e Fëmijëve. Në Malësi dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme.

Me rastin e shënimit të Ditës mbarëkombëtare të fëmijës, Komuna e Tuzit, gjegjësisht Sekretariati i vetëqeverisjes lokale Sektori për kulturë dhe sport organizoi manifestim për fëmijtë, pranë QKI “Malesia”, në Tuz.

Të pranishmit, në emër të Komunës së Tuzit, i përshëndeti sekretarja e vetëqeverisjes lokale, Marina Ujkaj.

Manifestimi te QKI “Malesia”, ishte i dekoruar shumë bukur dhe i mbushur përplot me fëmijë të cilët me padurim prisnin fillimin e manifestimit, ndërsa fëmijët e udhëhiqnin programin dhe ishin po ata të cilët e bënin programin me pikat e përgatitura nga vet ata.

Gjithashtu, pjesë e aktivitetit ishte edhe ekspozita me imazhe nga Malësia, e nxënësve pjesëmarrës në garën për zbulimin e talenteve të rinj në pikturë e titulluar -,,Koloriti i vendit tonë”, në të cilën në përmbyllje të aktivitetit, pikturat më të mira të përzgjedhura nga komisioni i përbërë nga piktoret Kaltrina Hoti dhe Vahide Nimanbegu, u shpërblyen me çmime.

Ishte një manifestim i mrekullueshëm, ku e gjithë vëmendja u kushtohej fëmijëve, duke filluar nga kënga, recitimi, e lojëra të tjera.
Malesia.Org