Votohet Ligji mbi Valdanosin, pas 43 viteve kthehet drejtësia

Sot në Kuvendin e Malit të Zi u votua Ligji mbi kthimin e pronës së Valdanosit.

Ligji u votua me 49 vota pro të të gjithë deputetëve të cilët ishin të pranishëm në Kuvend, raporton TV Teuta.
Propozuesi i këtij Ligji ishte deputeti shqiptar Genci Nimanbegu i cili falenderoj deputetët për përkrahje.

43 vite me radhë Gjiri i Valdanosit ,perla e Ulqinit ,u muar në mënyrë të padrejtë nga pronarët dhe u shfrytëzua për rekreacione ushtarake,pushimore nën hije të ullinjve.

Kjo pronë ka shumë vite që nuk shfrytëzohet me as për rekreacion duke i lënë të gjitha në mëshirën e vet.