SHKA “Koha” nga Dinosha merr pjesë në festivalin “Sofra Dardane 2021”

Shka “Koha” nga Dinosha me daten 11.06.2021 me sukses u paraqit ne skenen e festivalit “Sofra Dardane 2021” edicioni i 18-të  i cili u mbajt në qytetin e Bajram Currit ne Tropoje.

Juria profesionale e vleresoi lart programin tone e ne vecanti e vleresoj veshjen tone kombetare duke u vleresuar me cmimin e pare si ansambli me veshjen me autoktone dhe te kompletuar ne festival me theks të veçant tek xhubleta.

Programi i shoqerise u prit shume mire edhe nga publiku vendas si dhe nga pjesemarresit e festivalit.  Ky program ishte mjaft i larmishem i përbër nga 4 pika ku u paraqiten : vallja “Baresha”, kercimi malesorçe, valle festive “Moj lulie” si dhe vallja e re qe per here te pare u paraqit ne nje festival “Nga Dinosha në Vërmosh, nga Malësia në Kelmend” .

Vlen të ceket se Shka “Koha” ishte shoqata e vetme pjesemarrese nga Komuna e Tuzit  e cila edhe kesaj here na ka perkrah ne realizimin e ketij festivalit.

Vazhdojme me aktivitetet tona  te cilat jane te shumta, duke filluar nga festivali ne Shkup ne muajin korrik, organizmin e Logut te Tergajes me 15 gusht me diasporen e fisit te Grudes ku do te marrin pjese mysafir te shumte nga Malesia, Ulqini, Shqiperia dhe Kosova si dhe pregaditjet per udhetime dhe festivale te reja.

SHKA “Koha”-Dinoshë