Ekipi jonë, KF Deçiqi do të luaj për herë të parë në historikun e klubit në një garë evropiane.
Sot UEFA ka tërhequr shortet për ndeshjet e Europa Conference League.
Në rundin e parë Deçiqi do të luaj me nënkampionin e Kosovës, KF Drita.
Kundërshtarët e mundshëm të Deçiqit ishin Levadia nga Estonia, Puskas nga Hungaria dhe Suduva nga Letonia, por ja që fati deshi të luhet kundër ekipit të të njëjtit gjak.
Ndeshja e parë pritet të luhet në Tuz me 8 korrik kurse ndeshja e kthimit më 15 korrik në Prishtinë. /MALESIA.ORG/