Deçiqi – Drita dhe Shkupi – Llapi, përballje shqiptare në Kupat e Evropës!
Presidenti i klubit të Deçiqit, Pal Dreshaj, tha se do ta presin Dritën në mënyrën më të mirë ashtu si e pret vëllau vëllaun.
Ai me padurim e pret ballafaqimin e parë të eliminatorëve në kuadër të rrethit të parë të Conference League, e cila do të luhet me 8 korrik në Podgoricë, në stadiumin e Kombëtares së Malit të Zi dhe pas një jave (me 15 korrik) në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Pasi që është një rrugëtim dhe shtegtim i ri, mendoj se kishim fat në short, fat edhe për ambientin ku do të luhet në Kosovë, ku do të jemi të dy skuadra si në shtëpinë tonë.
Në aspektin garues takohem dy klube dhe nuk e njohim cilësinë e njërit – tjetrit, gjithmonë është hera e parë.
Nga kjo sfidë do të përpiqem të dalim fitues, këtë e pretendon edhe skuadra shqiptare. Ndeshjet luhen me 8 dhe 15 korrik”, thotë Dreshaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.