Ish tifo-grupi zyrtarë i KF Deçiqi, që mbajnë emrin “Askeri”, ka sulmuar presidentin e KF Deçiqi, Pal Dreshaj, pasi që ky i fundit kishte thënë se KF Dritën do ti presin ashtu si i ka hije vëllau vëllaut.
Në faqen e tyre të facebook-ut, ky grupim kishin sulmuar Dreshajn duke e quajtur “fashist”, dhe duke pyetur se si mund të jemi vëllezër me KF Drita të Kosovës. E si ndryshe duhet të presin ekipi jonë, një ekip nga Kosova, apo pikërisht si vëllau vëllaun!? Kjo në asnjë mënyrë nuk mund të jetë pikëpyetje.
Ndërkaq, ky grupim mban emrin “Askeri”, që në turqisht do të thotë ushtarë. Anëtarët e këtij grupi janë vendas, kryesisht shqiptarë të boshnjakëzuar.
KF Deçiqi në kuadër të Europa Conference League do të luajë me KF Drita./MALESIA.ORG/