Amendamenti i Listës Shqiptare i dorëzuar nga deputeti Genci Nimanbegu, që në buxhetin e vitit 2021 të miratohen mjetet në vlerë prej 4 milion euro për rikonstruktimin e rrugës Tuz-Mataguzh, është miratuar sot nga Kuvendi i Malit të Zi.
Amendamenti ishte iniciuar nga Komuna e Tuzit, ndërsa në Kuvend republikan është depozituar nga deputeti Nimanbegu.
Sipas planit dhe dokumentacionit të Komunës së Tuzit, parashihet rikonstruktimi i plotë i rrugës Tuz-Mataguzh, rrugë kjo që lidhë Komunën e Tuzit me Komunën urbane të Gollubovcit.
Pro amendamentit votuan 49 deputetë të Kuvendit të Malit të Zi. /MALESIA.ORG/