Presidenti i Shqipërisë z. Ilir Meta, takon liderët politik

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, me ftesë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, vizitoi Malin e Zi.

Ai gjatë vizitës në Mal të Zi, nën shoqërimin e deputetit shqiptar Agron Çela dhe ambasadorëve Flamur Gashi dhe Ridi Kurtezi, u takua me liderët politik të shqiptarëve në Mal të Zi.

Pjesë e këtij takimit në Shas-Ulqin ishin: kryetari i KKSH, Faik Nika, kryetari i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, kryetari i LDSH-së, Nikollë Camaj, Kryetari i Forcës, Nazif Cungu, kryetari i LDnëMZ, Saubih Mehmeti, kryetari i Lëvizjes Perspektiva, Amir Hollaj, kryetari i Kuvendit të Ulqinit, Haxhi Sulejmani, kryetari i Kuvendit të Gucisë, Bujar Hasangjekaj etj.

Përveç takimeve me liderët politik z. Meta vizitoi edhe krahinën e Krajës dhe i bëri vizitë shkollës fillore “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Ostros.

Malesia.Org