Pavarësisht se mendimi dhe vërejtjet e shqiptarëve ne lidhje mbi ndryshimet për ligjin zgjedhor nuk do të merren parasysh sikurse ishte herën e fundit në vitin 2011 kur u mohuan të drejtat e arritura, duhet të ekzistojë një koordinim ne mes subjektëve politike që përfaqësojnë shqiptarët, duke dëshmuar se një çështje e tillë nuk është personale apo partiake por preokupim i të gjithëve, andaj duhet të takohën sa më parë, sidomos kur momentalisht kemi pauzë në këtë grup punues, si rezultat i bojkotit nga opozita aktuale(DPS) e cila është e pakënaqur me qeverinë dhe politikën e shumicës së re parlamentare.
Pasi kemi të bëjmë me çështjën e përfaqësimit dhe te prezantimit të shqiptarëve duhet dëshmuar seriozitet në trajtimin e çështjeve identitare sikurse është ligji zgjedhor, sepse çdo ndryshim duhet të jetë në favor të barazisë qytetare e nacionale e të demokracisë parlamentare në këtë mjedis multinacional dhe multikulturor.
Nga Nail Draga
Në lidhje me këtë çështje opinioni i gjerë është informuar me kohë se ekziston gadishmëri në mes shumicës së re parlamentare dhe opozitës për ndryshime ne lidhje me ligjin zgjedhor. Por, tash kemi një dallim sepse janë ndryshuar rolet sepse opozita e tashmë ishte pozitë për tre dekada, ndërsa ish opozita tash është pozitë, do të thot pushtet andaj është rasti që në këtë aspekt të gjindet një kompromis për të gjithë subjektët e jetës parlamentare në Mal të Zi. Çështje të veçantë paraqet përbërja e këtij komisioni dhe sa do të jenë serioz e të gatshëm të ballafaqohen realisht në ndryshimin e ligjit zgjedhor, që thënë të vërtetën ka qenë i miratuar vazhdimisht sipas shijes së shumicës parlamentare. Madje në këtë aspekt ne shqiptarët jemi dëshmiatrë se kur ishin në pyetje interesat politike janë bërë bashkë pozita e opozita(DPS-DF), sikurse rasti i miratimit të ndryshimeve në ligjin zgjedhor në shtator të vitit 2011, duke iu mohuar shqiptarëve të drejtat e arritura. Ishte ky veprim destruktiv dhe kundër barazisë nacionale e qytetare të shqiptarëve.
Grupi punues vetëm me një shqiptar
Sipas të dhënave nga Kuvendi i Malit të Zi grupi punues për reformën zgjedhore përbëhet nga 14 anëtarë (7 nga pozita e 7 nga opozita) që përbëhet prej përfaqësuesëve të partive politike. Nga përbërja e tillë del qartë se shqiptarët përfaqësohen vetëmme një person, deputetin
G.Nimanbegu, që jep për të kuptuar se çështjës së përfaqësimittë popujve pakicë nuk iu është kushtuar kujdesi i duhur.
Pikërisht, kemi të bëjmë me qasjën unitariste që jep për tëkuptuar se edhe kjo përbërje e ka të vështirë të distancohet nga e kaluara, sepse përfaqësimi i popujve pakicë(shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët) mund të bëhët nga përfaqësuesitautentik, si kudo në botën demokratike, sepse përfaqësimi dheprezantimi i tyre, nuk mund të trajtohet si çështje formale.
Në kërkim të drejtave të mohuara
Se në Mal të Zi kemi të bëjmë me një qeverisje tëpakonsoliduar, dëshmon konstatimi se pjesëtarët e popujvepakicë vazhdimisht janë margjinalizuar kur është vendosur nëlidhje me ndryshimin e ligjin zgjedhor.
Ndonëse në Mal të Zi sipas Ligjit të pakicave cekët së të drejtate arritura nuk mund të cenohen, këtu ndodhi pikërisht e kundërta, sepse me rastin e miratimit të ndryshimeve të ligjitzgjedhor në vitin 2011, shqiptarëve iu mohuan të drejtat e arritura ku në „njësinë zgjedhore“ e cila jepte pesë deputet, ainumër u ndryshua duke iu mundësuar të fitojnë maksimalisht tredeputet me një formulim të veçantë të pa njohur deri më tash nëMal të Zi. Ishte pikërisht ky vendimi i shumicës parlamentare qëi detyroj deputetet shqiptarë(4) të lëshojnë seancën e parlamentitnë mënyrë demonstrative(11 shtator 2011), sepse ishte një votimkundër barazisë qytetare e nacionale të shqiptarëve.
Por, shumicës parlamentare as që i interesonte një qendrim i tillëi shqiptarëve dhe me shumicë votash(DPS-DF) miratoi ligjin e rizgjedhor, i cili filloi të zbatohet në zgjedhjet vijueseparlamentare(2012), duke dëshmuar rënien e numrit tëdeputetëve shqiptarë nga katër në dy, sipas skenarit të pushtetit, që ishte dëshmi praktike e diskriminimit përmes ligjit zgjedhor.
Pse u ndryshu ligji zgjedhor?
Në sajë të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 29 mars 2009, shqiptarët u moblizuan si rrallë herë dhe arritën një fitorespektakulare, sepse nga 5 deputetë që jepte “njësia e veçantëzgjedhore” e vendvotimeve shqiptare, ata fituan 4 deputetë, ndërsa DPS-i 1 deputet. Ishte ky një sinjal për pushtetin(DPS), se shqipatrët po bëhën me peshë madje me këtë numër mund tëvendosin në të ardhmën për formimin e shumicës parlamentare e më të edhe të qeverisë.
Andaj për të eliminuar një mundësi të faktorizimit të shqiptarëvenë të ardhmën ata menduan të ndryshojnë ligjin zgjedhor që e realizuan me 11 shtator 2011, që ishte skenar dhe regji e shumicës parlamentare, e cila kësaj here u mbeshtet edhe ngaopozita proserbe, të cilat u bashkuan bashkë kundër shqiptarëve, për interesa politike e strategjike.
Madje, duhet cekur ndonëse ky ligj iu mundëson shqiptarëve tëpërfaqësohen me së shumti me tre deputetë autentik, por në sajëtë situates në terren del qartë së mund të fitohen dy deputetndërsa i treti mbetet si mundësi teorike, ku zgjedhjetparlamentare nga viti 2012-2020 e dëshmojnë me së miri njëkonstatim të tillë.
Mungon koordinimi në mes shqiptarëve
Duke marrë parasysh se në lidhje me këtë çështje ky gruppunues pavarësisht pengesave të ndryshme subjektive përmomentin është në pauzë, si rezultat i bojkotit nga opozita(DPS) besoj se do të vazhdojë të punojë dhe do të arrijë një kompromispër marrëveshje dhe votim në kuvend, është e udhës që të keminjë koordinim ne vet subjektëve politike të shqiptarëve.
Kujtojmë me ketë rast se në Kuvendin e Malit të Zi(31.10.2018) me ftesë të nënkryetarit të atëhershëm parlamentit G.Nimanbeguështë mbajtur takimi i parë i përfaqësuesve të partive shqiptarenë Mal të Zi me temë për reformën e ligjit zgjedhor. Në takim kanë marrë pjesë të gjitha subjektet politike përveç PD e LDSH. Pjesëmarrësit nga takimi i tillë kanë vlerësuar se ligji zgjedhorekzistues është diskriminues kur ka të bëjë me përfaqësiminautentik te shqiptarëve, sepse nga katër deputet që i kishim nëvitin 2011, me pas përfaqësimi ka rënë në dy apo një deputet, qëështë diskriminues për shqiptarët.
Çështja shqiptare, jo si pronë private
Andaj, duke marrë parasysh peshën e një ligji të tillë, shqiptarëtduhet të jenë unik, duke lënë anash interesat personale, partiake e klaneve të ndryshme, sepse të drejtat e shqiptarëve nuk janëpronë personale e partiake, sepse çështja shqiptare iu takon tëgjithëve.
Pikërisht duke marrë parasysh këtë mision është e udhës për njëtakim të përbashkët të gjitha subjektëve politike që përfaqësojnëshqiptarët. Organizimi i një takimi të tillë duhet të jetë sa ma parë me kuadra të dëshmuara me etikë profesionale duke ofruarpërfundime optimale, që janë në favor të avancimit të ligjitzgjedhor sipas standardëve ndërkombëtare.
Pavarësisht se mendimi dhe vërejtjet e shqiptarëve ne lidhje mbindryshimet për ligjin zgjedhor nuk do të merren parasyshsikurse ishte herën e fundit në vitin 2011 kur u mohuan të drejtate arritura, duhet të ekzistojë një koordinim ne mes subjektëvepolitike që përfaqësojnë shqiptarët. Pasi kemi të bëjmë me çështjën e përfaqësimit dhe te prezantimit të shqiptarëve duhet dëshmuar seriozitet në trajtimin e çështjeve identitare sikurseështë ligji zgjedhor, sepse çdo ndryshim duhet të jetë në favor tëbarazisë qytetare e nacionale e të demokracisë parlamentare.
Përfundimisht duhet kuptuar të gjithë se pushtetit i intereson qëshqiptarët të jenë të përfaqësuar sa me pakë deputetë shqiptarëautentik, konkretisht mundësisht vetëm me një deputet, dhe ai tëjetë sipas shijes së pushtetit apo me kostumin e tyre.
(Qershor 2021)