Rama: Dështoi BE dhe jo Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mori pjesë në panelin e Forumit të parë Ekonomik në Shkup. Ai komentoi në një konferecë shtypi me homologun Zoran Zaev mossuksesin e fillimit të negociatave për Shkupin dhe Tiranën.

Ne sërish do të duhet të presim, por do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë dhe të mbështetemi te vetvetja, ndërsa jo vetëm në atë që e tregon Brukseli, ka thënë kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Ne sërish do të duhet të presim por për mua kjo nuk është pritje, thjeshtë duhet të vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën, të shkojmë përpara, të mbështetemi në veten tonë, në energjinë tonë personale ta bëjmë maksimumin me qëllim që t’i bashkojmë misionet në një mision, popujt në një popull, vendet në një zonë ku nuk do të ketë kufizime të bashkëpunimit”,  u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit Edi Rama, mossuksesi në arritjen e vendimit për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është mossukses i BE-së.

“Nuk jemi ne ata që nuk arritën, ato nuk arritën. Ata i kanë  arsyet e tyre dhe i kuptoj  është shtëpia e tyre, ndërsa ne duam të inkuadrohemi në atë shtëpi. Problemi i vetëm është që ata kanë mundur të thonë “ne ju duam, duam të jeni brenda por kemi disa punë  të cilat së pari duhet t’i zgjidhim. Hapësirat tuaja, dhomat tuaja ende nuk janë gati”. Atë që ata vazhdimisht e thonë është ju ende nuk jeni të gatshëm, por kjo nuk është e vërtetë. Thjeshtë kanë mundur të thonë “e përfunduat punën, por ne nuk jemi të gatshëm”, ka deklaruar Edi Rama.