“Deri sa Zdravko Krivokapiq të jetë në krye të Qeverisë, nuk jemi të interesuar për ndonjë negociatë për rikonstruksionin e saj”.- tha kryetari i Komunës së Tuzit dhe Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj.
” Kryeministri aktual mashtroi listën tonë dhe çdo fjalë që ai tha në bisedime ishte një mashtrim. Ne nuk besojmë se ka ndonjë mundësi për të arritur një marrëveshja për të qenë në pushtet me të . Zgjidhja e mundshme është qeveria teknike e të gjitha subjekteve dhe përgatitja për zgjedhjeve të reja, sepse situata aktuale është e paqëndrueshme “, thotë Gjeloshaj.
Ai shprehet se ai është personalisht kundër çdo mundësie për të qenë pjesë e ndonjë marrëveshje me kryeministrin aktual.
“Ne nuk mund të ndërtojmë një partneritet me ata që na kanë mashtruar dhe gënjyer! Kryeministri është një klerio-nacionalist dhe shovinist veprimet e të cilit rrezikojnë të gjitha arritjet demokratike dhe që nga dita e parë ai punoi kundër popujve pakicë për t’i vendosur ata në pozicion sa më të vështirë,” përfundoi Gjeloshaj.