Sot, në QKI “Malesia”, në Tuz, piktorët, pjesmarrës në Koloninë Artistike “Gjelosh Gjokaj”, ekspozuan punimet e veta.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin një numer i konsiderueshem i qytetarëve të Malësisë, por edhe i mysafireve të tjerë, nga viset e ndryshme.
Ekspoziten e hapi sekretarja e Sekretariatit të vetëqeverisjes lokale Marina Ujkaj, e cila, në emer të komunës, piktorëve u ndau fletëfalenderime.
Me fjalë pershendetëse, në emer të piktorëve, të pranishëmve u drejtua piktori nga Maqedonia e Veriut, Nehat Beqiri, i cili foli për përshtypjet nga qendrimi në Malësi.
Të pranishmit u argëtuan me tingujt e violines së artistes nga Malesia, Dea Nicaj, e shoqeruar nga pianisti Amir Xhakoviq nga Shkodra.
Malesia.org