Busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është vendosur edhe në kryeqytetin e Hungarisë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se busti i Skënderbeut është vendosur në Budapest dhe është dhuratë nga Bashkia e Tiranës.
“Busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Budapest, dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit, në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë, Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit”, ka shkruar Rama.