Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare janë domosdoshmëri , por edhe zgjidhja me e ndershme për daljen nga kriza politike në të cilën aktualisht gjendet Mali i Zi , ka vlerësuar deputeti i Koalicionit Shqiptar “Bashkë një za”, Fatmir Gjeka.
Ai në intervistën për gazetën “Pobjeda” ka theksuar se bojkotimi i parlamentit është mjet legjitim politik , por përfaqësuesit e koalicionit shqiptarë atë nuk do ta shfrytëzojë, duke pasur parasysh se këtë formë të luftës nuk e përkrah BE dhe as partnerët tjerë perëndimore të Malit të Zi.
Ai ka shtuar se përveç dialogut rrugë tjetër nuk ka dhe këtë rrugë aktualisht e preferojnë pothuaj se të gjitha partitë parlamentare.
Duke u përgjigjur në pyetjen se si e vlerëson punën e Qeverisë aktuale, Gjeka ka theksuar se ajo është krijuar si rezultat i rrethanave të ndërlikuara të brendshme dhe të jashtme, në një moment kompleks politikë, ekonomik dhe epidemiologjik.