Rotacioni i pushtetit në Mal të Zi si rezultat i zgjedhjeve parlamentare me 30 gusht 2020, nga shumë analistë ështëvlerësuar si sfidë për shumicën e re parlamentare përfunksionimin dhe qëndrueshmërinë në skenën politike. Njëqasje e tillë bazohej në koalicionin e shumicës parlamentareqë përbëhet nga shumë subjekte politike me programe dheide të ndryshme, që jep për të kuptuar se do të ketëmospajtime në marrjen e vendimeve të ndryshme, duke sjellë krizë parlamentare dhe qeverisëse, dukuri e cila ështëe pranishme muajt e fundit në këtë mjedis, me mundësi realenë ndryshime në qeveri apo zgjedhje të parakohshmeparlamentare
Nga Nail Draga
Si dëshmi autentike të një konstatimi të tillë kemi të bëjmë me votimin e Rezolutës për gjenocid në Srebrenicë në Kuvendin e Malit të Zi me 55 vota për, 19 kundër dhe 7 abstenime(17.6.2021), qe ka ndikuar në vazhdimin e ndarjëve politike në Mal të Zi.
Qendrimi i tillë mohues i deputetëve serb, dëshmon se në Mal tëZi vazhdon sindromi serb ndaj luftërave të zhvilluara në ish-Jugosllavi ku gjenocidi në Srebrenicë mbetën rast i veçantë përtërë Europën pas Luftës së Dytë Botërore.
Por, duke marrë parasysh se popullsia me përkatësi serbe në Mal të Zi përbën rreth 1/3 e popullsisë së përgjithshme kemi të bëjmëme çështje e cila mbetet shqetësuese, si për momentin aktual dhenë të ardhmën. Sepse vetëm politika serbe nuk ka pasur guxim tëpranoj gjenocidin i cili ka ndodhur në vitin 1995 në Srebrencië, sepse qendron në ndërgjegjën kolektive të atyre që e kryen dhetë atyre që nuk e parandaluan. Pikërisht në lidhje më këtë çështjeditë më parë përfaqësuesi i Bashkimit Eurpoian(BE), JosepBorell, “ia ka bërë të qartë Serbisë, se në Srebrenicë ka ndodhurgjenocid dhe se kush nuk e pranon atë nuk ka vend në familjenevropiane”.
Pikërisht një ndarje e tillë politike do të ndikojë në raportët nëmes konstituentëve dhe të stabilitetit të qeverisjës aktuale nëMal të Zi. Nuk ka dilemë se do të jetë vështirë njëbashkëqeverisje stabile me ata të cilët mohojnë gjenocidin, sepsekemi të bëjmë me një model të panjohur në pluralizëm.
Krizë qeveritare dhe parlamentare
Pikërisht një votim i tillë ishte shkas për paraqitjen e turbulences politike kryesisht nga ana e Frontit Demokratik(DF), sepse atajanë deklaruar publikisht se qeveria aktuale nuk ka mbeshtetjene tyre. Dhe jo vetëm kaq, sepse ata momentalisht janë duke bojkotuar edhe parlamentin deri sa të sqarohen disa çështje tëraportëve në kuadër të shumicës parlamentare. Një qendrim i tillë paraqet një situatë të veçantë e panjohur deri më tash, qëështë kundër vullnetit të qytetarëve të cilët votuan ndryshimin në zgjedhjet e 30 gushtit 2020.
Në sajë të rrethanave aktuale politike në Mal të Zi, nuk kadilemë se një veprim i tillë është në favor të DPS-it nga del se DF vepron kundër interesave të marrëveshjes së shumicësparlamentare aktuale, por të interesave të individëve tëndryshëm.
Ndryshime në qeveri apo zgjedhje të reja
Pavarësisht animoziteteve dhe turbulencave politike në mesindividëve apo subjekteve politike
çështja e qeverisjes mbetet të trajtohet si përparësi në dialog dhekompromis nga ana e shumicës parlamentare. Vetëm me qasjerealiste në favor të parimeve demokratike duke dëshmuarvullnet politik mund të gjindet zgjidhje optimale për tëqeverisur.
Në sajë të situates momentale del qartë se të gjithë përbërësit e koalicionit qeveritar del qartë se si zgjidhje mbetën ndryshimi nëqeveri, qeveri teknike apo zgjedhje të parakohshmeparlamentare.
Por, pasi deri më tash janë mbajtur dy takime në kuadër tëkoalicionit të shumicës parlamentare, nuk ka dilemë se takimi itretë që do të mbahet këto ditë së do të përcaktojë edhe fatin e kësaj qeverie dhe të shumicës parlamentare.
Përgjegjësia e opozitës për të kaluarën
Në sajë të praktikës politike në ato mjedise ku ka ndodhurrotacioni i pushtetit, roli i opozitës mbetën i veçantë, në sajë tëqendrimit dhe të veprimit politik. Kryesisht kemi të bëjmë me qendrimin kritik ndaj pushtetit, duke vendosur në fokusveprimet e dëmshme në kuadër të qeverisjës.
Por, në këtë aspekt në Mal të Zi kemi rast të veçantë, sepseopozita aktuale, ka qenë në pushtet për tridhjetë vite, andaj e katë vështirë të pajtohet me fatin e humbjës së pushtetit, andaj i mungon qasja opozitare në skenën politike në Mal të Zi. Duke marrë për bazë qeverisjën e tyre për tre dekada, ata mbajnëpërgjegjësi për devijimet e zhvillimëve të përgjithshme në vend.Pikërisht, nga një konstatim i tillë, ata nuk kanë të drejtë morale të kritikojnë pushtetin aktual, sepse ata kanë trashëguar prej tyreprivatizimin e dështuar, korrupcionin dhe devijimet e ndryshmeme pasoja të mëdha shoqërore.
Përveç konfrontimeve verbale politike në mes pozitës dheopozitës, një dukuri e tillë është e pranishme edhe në kuadër tëshumicës parlamentare ne mes Froniti Demokratik(DF) dheDemokratëve të Malit të Zi(DCG), që ka të bëjë me egoizmindhe gjelozinë partiake për dominimin në skenën politike tëelektorati votues kryesisht ortodoks në këtë mjedis.
Përvoja e deri tashme politike dëshmon se sindormi i liderizmitmbetën çështje për hulumtim, sepse egoizmi dhe atavizmi mbesin dukuri te autokracisë që janë të dëmshme përdemokracinë parlamentare. Dhe në një situatë aktuale politike nëMal të Zi, nuk kemi qeveri të qëndrueshme sepse qeveria sulmohet si nga opozita dhe një pjesë e pozitës(DF), duke qenë rast i rrallë në demokracinë pluraliste.
Në mes konslodimit apo dekompozimit
Në një situatë të tillë konfuze dhe me animozitete në kuadër tëshumicës parlamentare ka gjasa të përfitojë opozita aktuale e nëveçanti DPS-i e cila vepron për t‘u konsoliduar pas kalimit nëopozitë, andaj do të përdorë të gjitha mekanizmtat dhe përvojënpolitike për të përfituar nga mungesa e unitetit të shumicësparlamentare.
Pavarësisht paknaqësisë në kuadër të shumicës parlamentare, analistë të ndryshëm vlerësojnë se duhet gjetur zgjidhje që do tëishte kompromis i pranueshëm për të gjithë. Një veprim i tillë do të dëshmojë se rotacioni politik i pushtetit nuk ishte rastësi porshprehje e vullnetit të qytetarëve për ndryshim.
Në të kundërtën në Mal të Zi do të kemi një vjeshtë të nxehtëpolitike që do të jetë test i veçantë për shumicën parlamentare, në mes konsolidimit apo të dekompozimit politik.
