Në Vitojë, nën organizimin e komunës së Tuzit, gjegjësisht Sekretariatit për vetëqeverisje lokale hapet Kampi veror për fëmijë.
Kampet Verore kanë për qëllim që fëmijëve t’u ofrojnë disa ditë të mbushura me aktivitete argëtuese dhe edukukative, përmes së cilave fëmijët kanë mundësi të zhvillojnë aftësitë e tyre, krijojnë punime shumëngjyrëshe dhe lojëra, mësojnë diçka të re dhe të formojnë shoqëri të reja me moshatarët e tyre,nga e gjithë komuna e Tuzit dhe diaspora.
Lojërat në natyrë, eksplorimi, eksperimentimi dhe vetëdijesimi për botën që na rrethon do të jenë metodat përmes të cilave fëmijët thellësisht do të kuptojnë ndikimin që ne të gjithë kemi në natyrë.
Ky aktivitet tre ditorë, do të vazhdojë të mbahet deri më 23 korrik, duke filluar nga ora 18:00.
Malesia.Org