Hasangjekaj takohet me Ministrin e MAPL-së të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Gucisë, Bujar Hasangjekaj, është takur sot me Ministrin e MAPL-së, të Kosovës, z. Elbert Krasniqi.
Prezente në takim ishte edhe kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq dhe bashkëpunëtorë të tjerë të Projektit “Trashëgimia kulturore – Thesar i Rajonit Ndërkufitar“.
Ky projekt është implementuar nga Komuna e Pejës dhe Gucisë në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë- Mali i Zi.
Gjatë takimit u diskutuan sfidat e qeverisjes lokale, mundësit e bashkëpunimit dhe ecuria e implementimit të projektit. Avancimi i bashkëpunimit ndërkufitar është prioritet i Ministrisë.
“Këtë vit kemi shpallur thirrjen e tretë për aplikim ne vlerë 3.24 milion euro për projekte të përbashkëta Kosovë – Mali i Zi, si dhe jemi në fazën finale të aprovimit të tri Programeve të BNK-së 2021-2027 të financuara nga BE ne vlerë 25 milion euro në kuadër të IPA 3”, thuhet në njoftim.
Malesia.Org