Deçiqi fiton 3-0 kundër Rudarit

Deçiqi fitoi me rezultat të thellë (3-0) kundër Rudarit nga Plevla.

Në ndeshjen e luajtur në Tuz, golin e parë e shënoi Ilir Camaj në minutën e 26-të të pjesës së parë.

Ndërkaq golin e dytë e shënoi Marko Tuqi në minutën e 42-të, ndërsa për 3-0 shënoi Danilo Pesukic në minutën e 66-të.

Kjo është gjiro e tretë e Ligës së parë të Malit të Zi, ndërkaq Deçiqi ka shënuar 2 fitore dhe një barazim dhe gjendet në vendin e parë në tabelë. /MALESIA.ORG/