Te nderuar qytetarë të Malësisë dhe bashkevendas nga diaspora Ju njoftojmë se, duke u bazuar në masat epidemiologjik aktuale nga Instituti i shendetit publik e te cilat parashikojne pezullimin e manifestimeve kulturore masive si dhe obligimin e pjesemarresve te jene te vaksinuar ose me test negativ dhe duke e parë se situata me pandemi po perkeqësohet çdo ditë e më shumë, ne si organizator në marrveshje me diasporen e Grudes jemi të detyruar që këtë vit të anulojmë Logun e Tergajes. Prandaj shfrytëzojmë rastin që t’u kërkojmë ndjesë së pari qytetareve te Malesise , pastaj edhe te gjithe artisteve qe kane qene te ftuar te marrin pjese ne kete aktivitet tradicional e qe nuk iu dha rasti qe te prezentohen para publikut malesor. Me shprese se situata epidemiologjike do permiresohet dhe do te kemi mundesi vitin tjere te organizojme kete aktivitet kulturor.
SHKA KOHA DINOSHË
Sulejman Beqaj, kryetari