Përpos asfaltit të ri, rruga është zgjeruar si dhe janë vendosur vijat ndarëse.
Sot, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Fadil Kajoshaj, nënkryetarët Haris Ramoviq dhe Ivan Ivanaj si dhe një pjesë të stafit të Komunës, e në praninë e qytetarëve, bëri inaugurimin e përfundimit të punimeve – asfaltimit të aksit rrugorë – Dushiq-Lekaj-Vrane.
Ky aks rrugor ishte në gjendje mjaft të keqe. Përpos asfaltit të ri, rruga është zgjeruar si dhe janë vendosur vijat ndarëse.
Gjatësia e rrugës së punuar është 2.4 km, ndërsa ka kushtuar 173.448,91€. /MALESIA.ORG/