12 gushti – Data që duhet të tërheqë vëmëndjen e vendimmarrësve për problemet e të rinjve

OJQ Horizonti i Ri në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit – Ulqin, organizoi një takim të veçantë me aktivistët rinorë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë në ambientet e Këndit për të Rinj.

Në këtë takim të rinjtë patën mundësinë të kujtojnë simbolikën e kësaj date, duke dërguar mesazhin se është e nevojshme që të rinjtë të ngrenë zërin në mënyrë që të jenë pjesëmarrës aktivë në jetën shoqërore të komunitetit të tyre.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë festohet që nga 12 gushti i vitit 2000, bazuar në një rezolutë të veçantë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Shënimi i kësaj dite synon promovimin e aktiviteteve për të rinjtë, me qëllim që të pranojë dhe njoh përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve përmirësimin e shoqërisë në përgjithësi.

Në kuadër të kësaj dite, si një aktivitet i veçantë i projektit, u organizua vizita në Vetëqeverisjen Lokale, ku grupi i të rinjve uprit nga Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Aleksandër Daboviqdhe bashkëpunëtorët e tij. Takimi u zhvillua në formën e një bisede të lirë dhe miqësore midis të rinjve dhe zyrtarëve të Komunës, sepse ky është pikërisht qëllimi i kësaj date – tërheqja e vëmendjes së vendimmarrësve për çështjet e të rinjve. Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti paraqitën pikëpamjet e tyre mbi problemet që kanë të bëjnë me të rinjtë në komunitetin tonë, por gjithashtu dhanë sugjerime dhe ide se si të përmirësohet pozita e të rinjve në Ulqin.

Të gjithë të pranishmit konstatuan se përmes ngjarjeve të tilla joformale mund të arrihet përfshirje më e madhe e të rinjve dhe të mblidhen informata të rëndësishme lidhur me përmirësimin e pozitës së tyre në komunitet, sepse Ulqini ka të rinj krijues, të aftë, punëtorë, inteligjentë të cilët duhet t’i jepet mundësia për të marrë pjesë në zhvillimin e komunitetit – të pyesin dhe të pyeten.

Me këtë rast, Sekretariati për Veprimtari Shoqërore i Komunës së Ulqinit organizoi ceremoninë e ndarjes së Kartës RinoreEvropiane (EYCA) për aktivistët e pranishëm, si një kontribut për lëvizshmërinë e të rinjve, edukimin e tyre joformal, informimit më të mirë dhe rrjetëzimin e tyre me bashkëmoshatarë në nivel lokal, kombëtar dhe evropian.

Ky aktivitet shënoi edhe finalizimin e projektit “Të rinjtë e angazhuar për komunitetin aktiv” të cilin e realizoi OJQ Horizonti I Ri me mbështetjen e Drejtorisë për Rini dhe Sport të Malit të Zi. Projekti kishte për qëllim të inkurajonte aktivizmin e të rinjve në Ulqin përmes procesit të edukimit joformal si dhe të nxisë Vetëqeverisjen Lokale për të krijuar politika rinore më efektive në nivelin lokal.