Në Tuz, do të mbahet Panairi II, i librit

Për të gjithë adhuruesit e librit  Komuna e Tuzit në kuadër të manifestimit ,,Vera në Malësi’’ organizon – Panairin e II të Librit.

Panairi do të mbahet në qendër të Tuzit dhe do të zgjasë tri ditë, ku datat e parapara janë 18, 19 dhe 20 gusht.

Hapja e panairit do të bëhet me 18 gusht në ora 20:30, kurse për ditët në vijim panairi do të jetë i hapur për vizitorë nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 18 deri në orën 22.

Komuna e Tuzit!