Kryetari i Deçanit, Ramosaj, vizitoi komunën e Gucisë, pritet nga kryeparlamentari Hasangjekaj

Kryetari i Kuvendit të Gucisë, Bujar Hasangjekaj, priti në një vizitë pune kryetarin e komunës se Deçanit z. Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë.
Siç njofton Hasangjekaj, ata biseduan për mundësitë e bashkëpunimit ndermjet dy komunave, e në veçanti për rrugën Deçan – Plavë – Guci, si një mundësi e pazëvëndësueshme per zhvillimin e këtyre komunave, e në veçanti zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë.

“Nga kryetari Ramosaj u informuan me dinamikën dhe ecurinë e punimeve nga ana e Kosoves e që ishin shumë shpresdhënëse se ky projekt vitin e ardhshëm do të mberrij deri në kufi me Malin e Zi, gjegjësisht me Plavën, shpresojm që edhe Mali i Zi te reflektojë dhe ta shef këtë rrugë si një mundësi të artë të zhvillimit e të filloj punimet sa më parë për hapjen e kësaj rruge”, deklaroi Hasangjekaj.

Malesia. Org