Në kuadër të manifestimit “Vera në Malësi”, për tre ditë rresht, më 18-19-20 gusht, do të zhvillohet Panairi i Librit në Tuz.
Panairi do të zhvillohet në parkun e qytetit, ndërsa do të hapet në ora 20-30 nga Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.
Në natën e parë të panairit do të promovohen dy libra:
– “Në botën e përbashkët” i Akademik, prof. Dr. Anton Kolë Berishaj.
– “Fshehja e krimit” i prof. Dr. Anton Vukpalaj.