Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, nënkryetari Ivan Ivanaj, kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj si dhe Shefi i zyrës për bashkëpunim me diasporë Mark Lucgjonaj, pritën dje në takim anëtarët e shoqatave të Malësisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në takim morën pjesë, kryetari i shoqatës “Malësia e Madhe” nga Miçigani – Nrekë Gjolaj si dhe anëtarët Gjergj Ivezaj, Lukë Junçaj dhe Zef Lulgjuraj.
Shoqata “Malësia e Madhe” në Nju Jork, u përfaqësua nga nënkryetari Senad Lulanaj si dhe anëtarët Gjekë Junçaj dhe Hajrudin (Dino) Lulanaj.
Ndërsa shoqata “Malësia” nga Kalifornia, u përfaqësua nga kryetari i saj, Enver Gjokaj.
Në takim në mes tjerash u diskutua akordimi i projekteve përmes Zyrës për bashkëpunim me diasporë, intensifikimi i marrëdhënieve dhe koordinim i përbashkët mes shoqatave dhe institucionit të Komunës së Tuzit.