Sot, më 17 gusht është shënuar numri i madh i të infektuarve me COVID-19, në Mal të Zi.
Nga Ministria e Shëndetësisë kumtohet,
se pesë persona të infektuar me COVID-19 kanë vdekur ndërsa 547 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga 3 mijë e 696 testime të bëra gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë poashtu ka bërë të ditur se 219 qytetarë janë shëruar nga infeksioni.
Sipas të dhënave të fundit aktualisht në Mal të Zi janë 4 mijë e 639 raste aktive, ndersa në komunën e Tuzit, janë aktiv 42 qytetarë.
Malesia.Org