Deçiqi barazon me Sutjeskën e Nikshiqit

Në gjiron e 6-të të ligës së Malit të Zi, KF Deçiqi barazoi me Sutjeskën e Nikshiqit, me rezultat 1:1.

Pjesa e parë e ndeshjes së luajtur në Tuz, përfundoi barazim pa gola.

Në pjesën e dytë, në minutën e 66-të, ishte sulmuesi ynë Kristjan Vulaj i cili shënoi një gol të bukur për 1:0.

Deçiqi udhëhoqi deri në 4 minutat e fundit të pjesës së rregullt, kur Sutjeska barazoi rezultatin.
Pas kësaj ndeshje, Deçiqi vazhdon të mbajë vendin e tretë në tabelë, 4 pikë më pak se Sutjeska e cila gjendet në vendin e parë. /MALESIA.ORG/