Inaugurohet rruga në fshatin Rakiq

Sot u bë inaugurimi i rikonstruktimit të rrugës në fshatin Rakiq.

Kjo rrugë ishte në një gjendje shumë të dobët, gjë e cila e bënte edhe më të rrezikshme për komunikacion.

Sot, në Ditën e Komunës, kryetari i Komunës së Tuzit – Z. Nik Gjeloshaj, së bashku me kryetarin e Kuvendit Fadil – Z. Kajoshaj si dhe me nënkryetarët Haris Ramoviq dhe Ivan Ivanaj, bënë inaugurimi e rrugës në Rakiq, me vlerë 353.789,25 dhe gjatësi 2450m, një arterie shumë e rëndësishme e komunikacionit rrugorë në komunën tonë.” kanë shkruar nga administrata e Komunës.

Kjo rrugë ofron tashmë qarkullim të sigurt e me të gjitha standardet për banorët e kësaj zone” u shpreh Gjeloshaj. /MALESIA.ORG/