Fillojnë punimet në aksin rrugorë Shipshanik-Dheu i Zi

Komuna e Tuzit, ka filluar ndërhyrjen e radhës në aksin rrugorë Shipshanik-Dheu i Zi, njoftoi kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

Gjatësia e kësaj rruge është 2230m dhe kapë vlerën prej 165.111,52€.

Siç thuhet, kjo rrugë do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen e banorëve të kësaj zone, duke krijuar kështu kushte më të mira infrastrukturore dhe me të gjitha standardet për ta.

“Me këtë po e vërtetojmë edhe një herë përkushtimin dhe dedikimin tonë në transformim e Malësisë në çdo aspekt e në çdo zonë.
Kemi edhe shumë punë për të bërë që Malësia të fitojë pamjen që meriton, të mohuar nga pushteti i kaluar”, deklaroi Gjeloshaj.

Malesia.Org