Gjatë disa diteve të kaluara, mbarë opinioni i Malit të Zi, dhe jo vetëm, ka pas rastin të njoftohet me ngjarjet, aspak të volitshme, në kryeqendrën e Malit të Zi -në Cetinë, me rastin e shugurimit të kreut të kishes ortokodse srbe.
Për LDSH, ky zhvillim i ngjarjeve nuk ishte asgjë tjetër vetëm një vazhdimësi e skenarëve të mëparshme, andaj këtë subjekt politik as që e befason, dhe as që i intereson se si vëllezërit do t’i zgjidhin problemet fetare mes vedi.
Kënga “kur ushtria të kthehet në Kosovë”, dhe ikonografia e Cetinës na përcjellin tash më se 30 vite, prandaj, asgjë nuk ndodhi që nuk është parë, përpos mitropolitit në helikopter. Njëjtë si edhe kishëza/konzervë në Rumi. Ajo që shqetëson është heshtja e eprorëve shtetëror, lidhur me këtë fjalor. Si edhe ata më parë, për aktivitetet e kishes serbe në Shas, Rumi e Martinaj!
Nëse para ligjit jemi të gjithë njësoj, së bashku me ata që thyen rendin në shesh, do të duhej të mirreshin masa edhe ndaj atyre që përdorën gjuhën e urrejtjes dhe që shprehin ide ekspanzioniste.
Pra, Lidhjen Demokratike Shqiptare nuk e befasojnë as fjalori dhe as “klithmat” e dëgjuara gjatë kurorzimit, të zotëri Joanikije, dhe më pas, por jemi të mendimit se zotërinjtë pushtetarë, do të duhej të jenë më të shqetesuar për këtë fakt. Ndoshta edhe më tepër se sa për të shtyrat e turmës me policinë. Retorika klerofashiste nuk i hap dyertë e BE-së, e që është, apo do të duhej të ishte, pretendim i kësaj qeverie.
LDSH natyrishtë është tejet e interesuar dhe me tërë forecën e vet do të mbështesë luften kundër korrupsionit dhe të gjitha formave të tjera të krimit të organizuar, dhe të varfërimit të banorëve të Malit të Zi, por me të njëjtën forcë kundërshton dukuritë klerofashiste me të cilat ballafaqohemi, që nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.
Sidoqoftë, LDSH edhe në të ardhmen do të jap kontributin e vet për t’u ruajtur paqëja e mirëqenja, për të siguruar të drejtat tona e sundimin e shtetit ligjor, por mbi të gjitha, jemi të interesuar që për shqiptarët të vendosin shqiptarët, nga çka s’do të heqin dorë.
Shërbimi për informim, i LDSH