Shqipëria fiton 5-0 San Marinos, vazhdon të jetë në luftë për kualifikim

Shqipëria ka arritur të shënojë fitore ndaj San Marinos me rezultat 5-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Katar 2022.

Kuqezinjtë kishin vetëm një qëllim para këtij takimi edhe pse përballë kishin një skuadër të dobët si ajo e San Marinos.

Shqipëria kishte disa raste në pjesën e parë, por arriti të shënojë vetëm një gol.

Ishte Rey Manaj që ktheu në gol asistimin e Keidi Bares për 1-0.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë bënë disa ndryshime, duke dal të qëlluara.

Qazim Laqi ngriti epërsinë në 2-0 pas asistimit të Armando Brojës.

Pas asistimit Broja ishte ai që shënoi për 3-0 pasi mori një asistim nga Roshi.

 

Në minutën e 68-të, Roshi asistoi edhe njëherë, kësaj radhe për Elseid Hysajn, i cili tundi rrjetën për 4-0.

Goli i fundit erdhi në minutën e 80-të, Kur Myrto Uzuni shënoi për 5-0.

 

Me këtë fitore Shqipëria ka fatin në duart e veta, pasi gjendet në vendin e dytë me 12 pikë.