11 shtator 2001: Dita e terrorit që ndryshoi botën

Njëzet vjet më parë, 19 anëtarë të rrjetit terrorist Al-Kaida kryen sulmet më të tmerrshme terroriste në tokën amerikane. Për vetëm pak orë, sulmuesit goditën objektiva në zemër të ekonomisë dhe Qeverisë amerikane, duke vrarë gati 3,000 civilë.

Në sulmin e 11 shtator të vitit 2001, humbën jetën gati 3 mijë persona, në mes të mijëra viktimave, ishin dhe tre shqiptarët; Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj me origjinë nga Malësia dhe Mon Gjonbalaj me origjinë nga Gucia, që të tre punonin në Qendrën Tregtare Botërore, e njohur si “Kullat Binjake”.

Këtu është një kronologji se çka ndodhi atë ditë e cila ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e historisë për Shtetet e Bashkuara dhe botën.