Komuna e Tuzit, organizoi orë komemorative në nderë të njëzet vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, ku humbën jetën edhe tre malësorë: Simon Dedvukaj, Rrok Camaj dhe Mon Gjonbalaj.
Në mesin e të pranishmëve, përveç familjarëve të të rënëve, ishte zavendës ambasadori i ambasadës së Amerikës në Mal të Zi, shkelqësia e tij, Mr. J. Chris Karber, si dhe përfaqësuesit e ambasadave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Komemoracioni filloi me një minutë heshtje, në nderë të viktimave. Në fjalën e tij, shefi i Zyrës për diasporën, Z. Mark Lucgjonaj, mes të tjerash tha se, përkujtimi i tre bijve të Malësisë, është një detyrë morale, e që tashmë, për herë të parë po organizohet institucionalisht nga Komuna e Tuzit.
Ndërsa, në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Tuzit, Z. Nik Gjeloshaj lajmëroi se kanë filluar procedurat për vendosjen e gurit memorial në nderë të tre të rënëve, në mënyrë që Malësia të dëshmojë se nuk i harron bijt e vet.
“Sot po kujtojm këtë ngjarje qe ka ndodh para 20 vitesh dhe jemi mirenjohes per lidhjen e ngushte te komunitetit te Tuzit me ShBA-te. Pervecse qytetar nga 61 shtete, sot kujtojme ne vecanti 3 anetar te komunitetit tuaj qe i humbem ne ate dite te tmerrshem.
Kjo eshte nje menyre amerikane e te kujtuarit te atyre qe humbem me 11 shtator 2001. Gje qe deklaron se bamiresia dhe bashkimi triumfon gjithmone kunder urrejtjes, dhunes dhe percarjes” theksoi Karber.
Në murin e Komunës së Tuzit, në nderë të tre të rënëve përmes videoprojektorit u shfaq flamuri i SHBA së bashku me fotografitë dhe emrat e të rënëve nga Malësinë.
Komuna e Tuzit!