Doli nga shtypi libri “Ksheva-veshtrim etno-kulturor” i autorit Anton Nikaj

“Ksheva-vështrim etno kulturor” është libri i ri i autorit Anton Nikaj nga Malësia, i cili pershkruan dukshem, duke filluar nga mërgimit i popullatës e boshatisja e vendit e deri tek zbehja plotësisht e virtyteve të njohura që dikur e stolisnin këtë trevë të Malësisë të njohur për bashkëjetesën, klimën dhe pasuritë natyrore që e stolisnin atë.

Duke përshkruar bashkëjetesën e banoreve të këtij vendi Nikaj nuk harron të veçojë poashtu se veti e pjese të pandara te kësaj ishin oxhaku dhe votra qe dikur ishin plotë e përplotë me banor, që jetonin në harmoni duke u mburrur me vendin e lindjes dhe duke festuar se bashku festat fetare dhe ato kombetare.

“Ky botim me vlerën që ka padyshim se do ta ruaj trevën e Kshevës nga harresa por edhe do tu shërbejë gjeneratave të shumta që përmes tij ti ngjitën studimit për tema magjistrature e më gjerë”, shprehet Marash Dedvukaj, recensent i librit.

Libri është botuar me përkrahjen financiare të Fondit të Pakicave në Mal të Zi.