Punëtorët nga Shqipëria nuk lejohen të hyjnë në Mal të Zi

Punëtorët nga Shqipëria që vinë në Mal të Zi çdo mëngjes për punë, kryesisht fizike, që disa ditë nuk po lejohen të kalojnë kufirin nga policia malazeze në pikën kufitare Bozhaj-Hani i Hotit.

Për të hyrë në Mal të Zi, policia kërkon dëshmi për vaksinim të plotë kundër Covid-19 apo vërtetimet për testin e kryer anti-covid.

Ndërkaq, nga ana e policisë malazeze, punëtorëve nuk po iu pranohet testi anti-covid që ata kryejnë në Shkodër, dhe në vend të tij, ata kërkohen që testin ta kryejnë në qendrën tek dogana.

Punëtorët ankojnë se kjo është e papërballueshme, pasi që testi anti-covid në doganë kushton 20 euro, ndërsa ata në Mal të Zi punojnë për 25-35 euro në ditë. /MALESIA.ORG/